Poni po përjeton momente mjaft të vështira në jetën e saj. Këngëtarja përgjithësisht është e rezervuar për jetën private, por me humbjen që ka pësuar së fundi, e ka pasur të vështirë që të mos e ndajë dhimbjen edhe me të tjerët.
Kushërira e saj, një njeri të cilin më shumë e konsideronte si motër, është shuar, duke tronditur familjarët e saj. “Kush do më zgjojë nga kjo ëndërr e keqe, e të më thotë se ti je me ne E bukura ime ti! Për cfarë të qaj motra jote për ty, për rininë tënde apo tre yje që ke lene mbrapa. O zot i madh ma bëj engjëll këtë lule të bukur, që na copëtoi zemrën! Mos ki merak e shtrenjta ime për Elën, Nadën dhe Martinin do t`u gjendemi gjithmonë pranë sa të mundim. Kur të vij në Itali, unë do pres të hysh si flutur, e të ulesh në supin tim e të këndosh bashkë me mua, o e bukura ime”, ishte mesazhi prekës që këngëtarja shkroi në rrjetet sociale.