Aktorja e njohur Sophie Turner dhe këngëtari Joe Jonas festojnë ditën e sotme 2-vjetorin e martesës. Në këtë të ditë të veçantë, ata zgjodhën të publikojnë në rrjetet e tyre sociale fotografitë e para nga dasma e tyre.
Dasma e tyre u zhvillua në vitin 2019 në një vend madhështor. Për festën e organizuar para dasmës, Turner kishte veshur një fustan klasik shumë elegant, ndërsa për ceremoninë zyrtare ajo kishte zgjedhur një fustan më tradicional me krahë të gjata dhe stil princeshe.
“Dy vitet më të mira të jetës sime. Të dua Sophie”, ka shkruar këngëtari Joe Jonas përkrah një fotografie ku ata shihen teksa të lumtur kanë vallëzuar në krahët e njëri-tjetrit.