KreuCelebrity

Vjehrra e Shakirës bën mirë të mos i japë asnjë këshillë bukurie nuses, sepse nuk do t’i merret për bazë!

E ka bërë një herë por nuk ka ndërmend ta përsërisë më. Disa vite më parë këngëtarja kolumbiane Shakira ka dëguar një këshillë bukurie të vjehrrës së saj, vendim për të cilin është penduar shumë. Këngëtarja e famshme ka ndarë për publikun disa veshje dhe paraqitje për të cilat ajo është penduar dhe kur i sheh tani nuk i pëlqejnë aspak. Ndër ta ishte një model flokësh që ylli kolumbion ka mbajtur në vitin 2012.

 

“E tmerrshme”, tha ajo kur pa foton e vitit 2012 me flokë të shkurtra deri tek supet

Duket se ‘fajin’ për këtë pamje të Shakirës e kishte nëna e partnerit të saj Pique.

“Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’. Gabimi më i keq i jetës sime”, tha ajo duke qeshur, dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së futbollistit:
“Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF