KreuCelebrity

“Askush nuk është perfekt”: Selvija rrëfen bashkëjetesën me vjehrrën!

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvija e kurorëzuan me martesë këtë muaj historinë e tyre të dashurisë. Megjithate, ndryshe nga sa mund të mendohej për ciftin e tij, ata kanë zgjedhur që të mos jetojnë të ndarë, por të jenë në një shtëpi me të ëmën e këngëtarit. Po si shkon marrëdhënie nuse-vjehrrë?

Kureshtjes së ndjekësve, Selvija i dha këtë përgjigje: “Po, jetoj me mamin e Shpatit dhe për mua është bërë nënë e dytë. Asnjëherë s’do kisha pranuar që të jetoj vetëm, nëse partneri i ka prindërit. Dhe sidomos që mami është ekstrem e emancipuar që ma kupton botën dhe më përkrah me aq sa ka mundësi. Besomë që sado rehat të duket të jetosh vetëm, në fillim të krijimit të familjes gjithmonë më të moshuarit kanë impakt të mirë. Mirëpo, duhet ta kuptojmë edhe ne botën e tyre. Askush nuk është perfekt! Secili nga ne ka mangësi, por kur ke pranë vjehrrit që të shfaqin anët pozitive dhe të bëjnë si vajzën e tyre, atëherë natyrshëm të shtohet dashuria. Unë pa mamin s’do isha këtu ku jam sot. Por gjithkush ka arsyet e veta dhe secili e di vetë si do të jetojë. Mjafton të keni lumturi në çift,” ka shkruar ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF