Pas dy vajzave, ka sjellë në jetë..një tjetër vajzë! Aktorja e fashme Gal Gadot është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin, ajo e dha vetë përmes rrjeteve sociale ku postoi një foto familjare, dhe shkroi: “Familja ime e ëmbël. Nuk mund të isha më mirënjohëse dhe e lumtur (dhe e lodhur). Jemi shumë të emocionuar që mirëpresim në familjen tonë Daniellën. Ju uroj të gjithëve lumturi dhe shëndet”!
Vajza e madhe e ciftit, Alma është 9 vjece tashmë ndërsa Maja, 4. Gal ka arritur majat e famës sidomos me rolin e “Wonder Woman”, por edhe i shoqi, Yaron Varsano është një biznesmen mjaft i suksesshëm. Në fundin e vitit 2018, pasuria e tij llogaritej në mbi 30 milionë dollarë.