KreuCelebrity

Adelina Ismaili merr dedikimin special nga bashkëshorti në 13-vjetorin e martesës!

Për Adelina Ismailin dhe Val Krasniqin sot është një ditë e veçantë, pasi ata festojnë 13-vjetorin e martesës.

Me anë të një fotografe në Instagram teksa shihen të lumtur duke shijuar diellin, ai i ka uruar njeriut të zemrës përvjetorin e martesës.

“Dashuria e vërtetë nuk mbaron asnjëherë. Ajo njeh presje, por asnjëherë pika. 13 vite bashkë, gëzuar përvjetorin zemër”, ka shkruar ai përkrah fotografisë. Ndërkohë këtë postim Adelina e ka ripublikuar teksa shkruan, “E bekuar, të dua përgjithmonë”

Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi janë prindër të një djali, i cili erdhi në jetë në vitin 2017.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF