KreuCelebrity

Përvëlohet Kanadaja, 230 të vdekur nga vala e të nxehtit!!

230 persona kanë humbur jetën që prej të premtes nga i nxehti ekstrem në Kanada. Shumica e viktimave kanë qenë njerëz të moshuar ose me probleme shëndetësore, thotë REL.

Sipas policisë, vapa besohet se ishte faktor kontribues në vdekjen e dhjetëra vetëve. Të martën, Kanadaja ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj: 49.6 gradë Celsius në qytezën Liton.  Përpara kësaj jave, temperaturat në këtë vend nuk kishin kaluar 45 gradë Celsius. “Vankuver nuk ka përjetuar kurrë nxehtësi si kjo dhe, fatkeqësisht, dhjetëra njerëz po vdesin për shkak të saj”, tha rreshteri i policisë, Steve Addison. Me valë të forta të nxehti po përballen edhe disa pjesë të Shteteve të Bashkuara. Të hënën, temperatura në Portland të Oregonit ka arritur në 46.1 gradë Celsius, ndërsa në Siattle të Uashingtonit u shënuan 42.2 gradë. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF