KreuCelebrity

Befason sipërmarrësja shqiptare, feston ditëlindjen me burrin dhe ish bashkëshortin!

Sipërmarrësja Silva Baltadori nuk ka komplekse, dhe këtë gjë tashmë e ka dëshmuar hapur. Së fundi, rrëfeu se në festën e ditëlindjes, ka ftuar edhe ish bashkëshortin e kjo nuk ka shqetësuar aspak partnerin e saj aktual holandez.  Silva tha në ‘Ftesë në 5’, se kjo nuk është një situatë shumë familjare për mentalitetin shqiptar. Por ajo vetë konsideron se i ka kapërcyer barrier të tilla.

“Dashuria është shumë e gjerë dhe nuk ka të bëjë që ti thjesht je në një lidhje dhe dashuria përkon vetëm me këtë fakt. Ti mund të kesh mbyllur një martesë dhe ti mund ta duash prapë ishin tënd, sepse dashuria mbetet përgjithmonë. Xhorxhin unë e dua si një mik, që më ka qendruar gjithnjë pranë dhe nuk kisha si të mos e ftoja”, ka thënë sipërmarrësja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF