Jennifer Lopez nuk e ka fshehur asnjëherë se ka qenë shumë e dashuruar me Ben Affleck. Ata u fejuan në 2002-shin, dhe shtatorin e vitit 2003, kishin bërë plane për dasmën. Ceremonia megjithatë nuk u mbajt kurrë; pak ditë përpara saj cifti vendosi ta shtynte dhe më pas, janarin e 2004-tës, rrugët e tyre u ndanë.
Këngëtarja dhe aktorja e njohur megjithatë, duket se asnjëherë nuk e kishte fshirë përgjithmonë nga zemra e saj. Këtë e dëshmoi qartë shpejtësia me të cilën u rindez pasioni mes tyre, në kohën kur Jennifer nuk kishte vecse shumë pak që ishte ndarë me Alex Rodriguez, i cili i kishte propozuar për martesë. Tani, burime pranë saja thanë për “Hollyëood life” se këngëtarja nuk do t`i thoshte jo një propozimi të dytë nga ana e aktorit hollivudian. “Jenn ka qenë duke u përgatitur për dasmën me Alexin dhe tani që lidhja e saj me Benin po shkon mirë, ajo do pranonte nëse ai do i propozonte”-tha burimi.



















