KreuCelebrity

Arti po rilind, “Yje në Lëkurs” është spektakli më i ri i kësaj vere!

“Yje në Lëkurs” është programi veror më i ri që do të bëjë bashkë emra të mirënjohur të artit shqiptar. Një spektakël pop-classic që do të zhvillohet në Kalanë e Lëkurësit dhe do të sjellë duetet e artistëve shumë të dashur shqiptar si, tenorin Kastriot Tusha me sopranon Adelina Paloja, baritonin Armando Likaj me këngëtaren e muzikës së lehtë Mariza Ikonomi, gjithashtu aktoren Ema Andrea me një poezi e cila do të përshëndes publikun e telespektatorët.

Producenti dhe prezantuesi Sokol Guga këtë herë vjen me një ide origjinale, ku programi i cili do të zgjasë rreth dy orë do të sjellë këngë të njohura botërore të cilat do të vijnë të shoqëruara nga orkestra filarmonike.

E veçantë në këtë spektakël do të jetë edhe intervista që Sokol Guga do të realizojë me të zotin e shtëpisë, kryetarin e bashkisë Sarandë Z. Adrian Gurma, i cili ka mbështetur artistët në këtë sipërmarrje.

Duket se gjithçka është gati për natën e madhe, ku spektatori do të shijojë një mbrëmje me vlera të vërteta artistike, ndërkohë që gjithë teleshikuesit do të kenë mundësi ta ndjekin në televizionin Klan Plus.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF