KreuCelebrity

Pas deklaratës së bujshme të Britney Spears, ja çfarë ka vendosur gjykata!

Pas deklaratës së shokuese që bëri javën e kaluar Britney Spears, ku rrëfeu se për shkak të kujdestarisë që gjykata i kishte dhënë të atit të saj, këngëtares i është shkatërruar jeta. Ajo i kërkoi gjykatësit të ndërpresë marrëveshjen ligjore, pasi e cilësoi kujdestarinë nga babai si një skllavëri të vërtetë.

Së fundmi gjykatësja e kësaj çështje nuk e ka marrë parasysh kërkesën e saj për të hequr kujdestarinë e të atit. Gjykatësja Brenda Penny nënshkroi një vendim të ri, i cili vazhdon t’i japë babait të Britney Spears kontrollin mbi jetën e saj.

Nuk janë zbuluar detaje se pse gjykatësja e mori këtë vendim, ndërkohë një peticion i ri që kërkon lirinë e Spears pritet të paraqitet së shpejti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF