Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, ndaj Orinda Huta ka vendosur që të japë një mesazh për të gjitha gratë që po përjetojnë shtatzëninë sikurse ajo.
Mesazhin ajo e ka shpërndarë në Instagram së bashku me disa fotografi, ku ajo duket e mrekullueshme me barkun e rrumbullakosur dhe me një rrezatim lumturie që reflekton në fytyrën e saj.
“Lavdi Zotit për këtë bekim! E kam shijuar këtë pritje të ëmbël? Patjetër që po dhe i lumturohem ende çdo momenti që ajo lëviz brenda meje. I kam shijuar kaq shumë momentet tona bashkë e vogla ime A. Lutem për secilën prej jush që është në pritje por edhe ato që e dëshirojnë. Zoti është i mirë! Ai do t’i përgjigjet lutjeve tuaja!”, ka shkuar.