KreuCelebrity

Aktori lirohet nga burgu, modelja e famshme e indinjuar: “Ai njeri më përdhunoi”!

U lirua nga burgu pasi gjykata më e lartë e shtetit të Pensilvanisë shfuqizoi dënimin e tij për sulm seksual, por tani Bill Cosbyn e pret një tjetër sprovë: ajo e opinionit publik. Gjykata hodhi poshtë dënimin e aktorit për sulm seksual dhe hapi rrugën për lirimin e tij të menjëhershëm nga burgu të duke ndryshuar kështu papritur fatin për humoristin dikur të njohur si “Babai i Amerikës”. Gjykata mori vendimin pasi argumentoi se prokurori i çështjes gjyqësore ishte i detyruar në bazë të një marrëveshjeje të mëparshme të mos ngrinte akuza ndaj Cosby. Por modelja Janice Dickinson, një nga dhjetëra gratë që ka akuzuar atë për abuzim seksual dhe ka dëshmuar kundër tij në gjykatë, reagoi ashpër ndaj lirimit të tij.

Fillimisht u ndjeva shumë e nevrikosur. Shumë e nevrikosur. Së dyti, mu duk sikur më gjuajtën në stomak, në abdomen nga disa goditje psikike. Jam e nevrikosur që e liruan gjatë një procedure. Kjo është e gjitha çfarë dua të them. Nuk mund të flas me gjuhë ligjore. Mund të flas vetëm nga zemra ime dhe mund të them se kjo nuk është e drejtë. Nuk është e drejtë”, tha ajo.

Cosby, 83 vjeç, ka kryer më shumë se dy vjet të një dënimi tre deri në 10 vjet burgim pasi u gjet fajtor për drogimin dhe abuzimin e administratores sportive të Universitetit Temple Andrea Constand në shtëpinë e tij në periferi të Filadelfias në vitin 2004, kujton VOA. Ai ishte personaliteti i parë i famshëm që u gjykua dhe u dënua në epokën e lëvizjes #MeToo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF