KreuCelebrity

Diana i bashkon djemtë edhe pas vdekjes; William dhe Harry krah për krah për statujën e të ëmës!

Krisja e marrëdhënies mes dy vëllezërve është e fortë, dhe shkaktarja duket ka qenë pikërisht Meghan Markle. Por William dhe Harry u shfaqën në krah të njëri sot tjetrit sot në ceremoninë e zbulimit të statujës së tyre Princeshës së ndjerë Diana, e cila arriti t`i bashkonte sikur edhe përkohësisht djemtë e saj nga përtej varrit. Të dy ishin mjaft të emocionuar në atë që do të kishte qenë ditëlindja e 60-të e princeshë së Uellsit.

Dy vëllezërit lëshuan dhe një deklaratë me këtë rast.  “Sot do të ishte ditëlindja e 60-të e nënës tonë, të cilën ne e kujtojmë për dashurinë, forcën dhe karakterin, cilësitë që e bënë atë një forcë të së mirës në botë, duke ndryshuar për më mirë jetë të panumërta. Çdo ditë ne shpresojmë që ajo të ishte me ne, dhe kjo statujë shpresojmë që të jetë përgjithmonë simbol i jetës dhe trashëgimisë së saj”, thuhej aty. Skulptori që e krijoi, Ian Rank-Broadley tha se “Diana  ishte një ikonë që preku jetën e shumë njerëzve në botë dhe për mua ishte një privilegj që të punoja përkrah Princ William e Princ Harry për këtë risjellje të jetës së saj”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF