
Eranda Libohova ishte e ftuar tek “Rudina” në Tv Klan, vendi ku të gjithë ata që shkojnë, e bëjnë nga një rrëfim. Ai i këngëtares lidhej me profesionin. Eranda e e lindur në shenjën e Virgjëreshës, thotë se romantizmin ia detyron yjeve, dhe se është mjaft detajiste si tip e kërkon maksimumin në gjithcka. Por nga rrugëtimi i saj në muzikë, e ka një peng. “Ka një këngë që jam penduar që e kam kënduar dhe jam munduar ta fshij nga repertori publik. Mund ta them, por nuk është ndonjë gjë. Është kënga “Më nga mu”. Ja, është kënga që ti nuk e di që ekziston. Është një këngë që u bë në një periudhë tranzicioni artistik dhe nuk e kam shumë qejf dhe përzemër. Ekziston edhe në Youtube, por nuk e këndoj. Nuk do ta kisha bërë kurrë atë këngë dhe e kam bërë edhe me videoklip, kam bërë një goxha investim. Videoklipi është shumë në rregull, por kënga nuk më ngjit. Është një këngë koti….”, tha ajo.



















