KreuCelebrity

100 vjet Pitti Uomo, për herë të parë përfaqësohet me një imazh shqiptar!

Prej dy ditesh Firence është bërë mikëpritësi i modës mashkullore, përmes eventit “PITTIUOMO”! Nga veshjet, tek aksesorët, tendencat më të guximshme dhe ballafaqimet e brandeve dhe fashionistëve meshkuj kanë qenë në fokus të syve të të gjithëve në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Erdhi në vëmendjen e shqiptarëve si rralle here për faktin e thjeshtë, se një emër i njohur i botës se ekranit dhe imazh i rëndësishëm publicitar, si Xhani Shqerra u bë pjesë e tij.

Fare natyrshëm postimet e Xhanit në rrjet zgjuan kureshtje dhe prodhuan lajm.

 

 

A post shared by XHANI SHQERRA (@xhanishqerra)

Eventi i modës, që mbahet në Fortezza da Basso, në Firence priti dhe ministrin e punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, duke dëshmuar rëndësinë që kjo ngjarje ka jo vetëm në jetën artistike, por edhe në atë të zhvillimit për vetë fuqinë që industria e modës ka! Xhani Shqerra u ftua në @pittiuomo_official si Brand Ambassador i @aquamarinefirenze , imazh i së cilës është prej disa vitesh tashmë. Pitti Uomo shenon 100 vjetorin e tij duke promovuar industrine e design-it dhe modes mashkullore. Ne prezencen e qindrave stilisteve, prodhueseve, modeleve, Shqiperia mundi te kete kete vit nje imazh perfaqesues ne kete event qe lidh boten e medias me ate te gentlemanave boteror.

 

 

A post shared by XHANI SHQERRA (@xhanishqerra)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF