Ata janë të dy ‘single’, të dy të famshëm, ndonëse në karrieën dhe personalitetet e tyre nuk gjejmë shumë të përbashkëta, një darkë mes Angelia Jolie dhe The Weeknd bëri që të nisin aludimet nëse mes dyshes ka një romancë. Aktorja 46 vjeçare dhe këngëtari 31 vjeçar kanë darkuar në një prej restoranteve të famshëm në Santa Monica.
Sipas dëshmitarëve dyshja ka kaluar disa orë në restorant dhe më pas kanë dalë të veçuar nga njëri tjetri.
Më herët Angelina dhe The Weeknd nuk kanë patur asnjë raport shoqëror me njëri tjetrin dhe kjo darkë la vend për dyshime se mund të ketë lindur një romancë. Megjithatë sipas ‘Pagesix’ takimi mund të ketë qenë edhe për arsye pune, ndonëse ata janë të dy beqarë për momentin.
Jolie prej kohësh vijon betejën ligjore me divorcin nga Brad Pitt, ndërsa këngëtari vijon të jetë single pas ndarjes përfundmtare nga modelja Bella Hadid.