Kim Kardashian e ka treguar prej kohësh se është njeri që i pëlqen të thyejë tabu, por nuk ishte rasti i Vatikanit që të paraqitej atje me një fustan i cili nuk respektonte kodin e rreptë të veshjes në Selinë e Shenjtë. Ylli i Reality Show-t kishte zgjedhur një fustan dantelle seksi, i cili ekspozonte shpatullat dhe pjesë të tjera të trupit.
Kim bëri sërish zhurmë edhe vizitën në këtë qytet, ku ka një kod themelor të veshjes, të cilin duhet ta respektojnë si burrat ashtu edhe gratë: duhet të mbulojnë gjunjët dhe krahët e sipërm, ndërsa atyre u ndalohet të mbajnë pantallona të shkurtra ose funde mbi gju, bluze pa mëngë dhe këmisha me krahë të shkurtra. Fustanin e saj thuajse transparent shumë e cilësuan si mungesë respekti, ndërsa të tjerë thonë se ai përcolli një mesazh kundër dominimit patriarkal dhe fuqisë së sensualitetit femëror.