Aktorja e njohur Amber Heard është bërë nënë e një vajze. Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi, ku shihet e shtrirë në një shtrat, teksa mban në gjoks vajzën e saj.
“Jam shumë e entuziazmuar të shpërndajë me ju këtë lajm. Para katër vitesh, vendosa se dua të kem një fëmijë. Doja ta bëja këtë vet”, ka shkruar ajo.
Vajza e saj të cilën e ka quajtur Oonagh Paige Heard ka ardhur në jetë përmes një nëne surrogate, më 8 prill të këtij viti. Ajo vendosi që të bëhej me fëmijë përmes nënës surrogate pasi mjekët i kanë thënë se organizimi i saj nuk mund të mbajë foshnje.
Ardhja në jetë e fëmijës së saj ka ndodhur pesë vite pas divorcit me aktorin e famshëm, Johnyy Depp.