KreuCelebrity

“Është këngë koti”; Eranda Libohova pendohet për këngën e saj!

Ka një këngë në repertorin e artistes Eranda Libohova të cilën ajo do të donte të mos e kishte realizuar sepse thjesht nuk i pëlqen. Ndryshe nga pjesa më e madhe e artistëve që pyetjes se cilën nga krijimet e tyre do të veçonin i përgjigjen me ‘i kam si gishtat e dorës’, për Erandën nuk është apak kështu.

Këngëtarja e njohur i veçon krijimet e saj që ç’ke me të, madje për njërën prej tyre mendon se do të ishte shumë mirë nëse nuk do ta kishte kënduar, duke  e cilësuar si ‘këngë koti’.

E ftuar në programin “Rudina”, Eranda u shpreh:

Po, ka një këngë që jam penduar që e kam kënduar dhe jam munduar ta fshij nga repertori publik. Mund ta them, por nuk është ndonjë gjë. Është kënga “Më nga mu. Ja, është kënga që ti nuk e di që ekziston. Është një këngë që u bë në një periudhë tranzicioni artistik dhe nuk e kam shumë qejf dhe përzemër. Ekziston edhe në Youtube, por nuk e këndoj. Nuk do ta kisha bërë kurrë atë këngë dhe e kam bërë edhe me videoklip, kam bërë një goxha investim. Videoklipi është shumë në rregull, por kënga nuk më ngjit. Është një këngë koti….

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF