KreuCelebrity

I dashuri i Rita Orës komenton puthjen treshe që bëri xhiron e rrjetit!

Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi prej disa muajsh kanë nisur një romancë të cilën së fundmi nuk po e fshehin aspak. Pak javë më parë disa fotografi në të cilat shiheshin teksa putheshin Rita, Taika dhe mikesha e tyre Tessa Thompson bënë xhiron e rrjetit. Ndërsa bota komentoi gjarë e gjere puthjen treshe mes protagonistëve, për regjisorin e njohur është e paqartë pse ajo puthje u komentua aq shumë.

I pyetur së fundmi rreth puthjes treshe, Taika është shprehur i habitur nga reagimi i publikut pasi sipas tij në atë marrëdhënie mes tre vetash nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme për të marrë aq shumë vëmendje.

“Në botën e internetit çdo gjë merret vesh shpejt. Gjithsesi, unë s’po bëja asgjë gabim. Nuk ka kurrfarë problemi.”- u përgjigj ai

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF