U desh që Amin ta ftonin tek Pardon My French”, në Top Albania Radio, për të folur për sipërmarrjen e saj të re, për lidhjen me televizionin apo për disa sekrete të jetës private, që ajo të bënte dhe një tjetër rrëfim. Ermali u paska bërë ftesë edhe anëtarë te tjerë të familjes për produksionet e tij. Aq më tepër që Joeli e paska dëshirën të ndjekë rrugën e të atit. Por ka dicka: ai do që t`i zgjedhë vetë rolet që do të interpretojë. Ami po ashtu ka refuzuar.
“Me thënë të drejtën më ka propozuar të jem pjesë tek një nga filmat e tij, por nuk pranova. Bëhet fjalë për një rol episodik dhe nuk mendoj se isha e përshtatshme”, është shprehur ajo. Edhe Joeli, me rolin e kishte problemin. “Roli nuk është ashtu si Joeli ka temperamentin me hedhje, me personazhe, por është pak i ndjerë dhe melankolik. E lexoi skenarin dhe tha ‘jo’ nuk është për mua”, ka rrëfyer Ami.