KreuCelebrity

Pistë e re, Babis dyshohet se trafikonte drogë, vrau Caroline pasi e zbuloi

Një pistë e re është zbuluar nga policia greke për vrasjen e 20-vjeçarës, çka ndryshon gjithë rrjedhën e historisë së krimit.

Piloti dyshohet se mund të ketë transportuar drogë për kartelet dhe Caroline mund ta ketë kuptuar, ndaj ai e ka vrarë.

Shkak për dyshimet e policisë është bërë pasuria marramendëse që ai zotëron dhe paga e tij prej piloti nuk e justifikon. 140 mijë paund shtëpia, tokë me vlera të konsiderueshme dhe pushime luksoze. Edhe sigurimi i jetës së Caroline ishte në shifra të mëdha.

Këtë pistë e konfirmon edhe babai i Caroline Crouch, David i cili thotë se janë disa lidhje që e çojnë ish-dhëndrin e tij drejt bashkëpunimit me kartelet e drogës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF