Këngëtari i famshëm J Balvin është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë partnerja e tij Valentina Ferrer nëpërmjet një postimi në Instagram.
“4 ditë me dashurinë më të mirë”, ka shkruar modelja përkrah një fotografie, ku shihet këmba e vogëlushit të porsalindur.
Sipas burimeve ata janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Rio.