KreuCelebrity

Princesha Diana, një stil që bëri histori!

Princesha Diana do të festonte 60-vjetorin ditën e djeshme, nëse nuk do të kishte humbur jetën tragjikisht në një aksident në gushtin e 97-s.

Edhe sot, duke rishikuar imazhet e Princeshës, ndiejmë emocione për atë që sigurisht ishte një nga figurat më të rëndësishme të viteve ‘90 për shoqërinë angleze, por jo vetëm.

Diana ishte një ikonë e modës, e cila solli një revolucion të vërtetë me stilin e saj. Arriti të ndërtojë një identitet të fortë dhe imazhin personal ndër vite.

Për t’ju treguar më mirë në lidhje me ndikimin e saj estetik si përcaktuese e vërtetë e trendeve, ne kemi përzgjedhur disa nga pamjet e saj më ikonike.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF