Që kur pushtoi zemrat e publikut me këngën “Nëntori”, Arilena Ara nuk është ndaluar më.
Ngjitja meteorike e kësaj vajze të bekuar me talent e bukuri në skenën shqiptare, kurorëzohet tani me daljen në treg të albumit të saj të parë! Ishte vetë Arilena që e dha lajmin e gëzuar përmes rrjeteve sociale.”Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, ka shkruar ajo pa e fshehur emocionin që e përshkon në këto momente. Padyshim, fansat e Arilenës mezi e prisnin këtë lajm dhe tashmë, për gëzimin e saj dhe të të gjithëve, ai po bëhet realitet!