KreuCelebrity

Shembja e godinës në Miami, zjarrfikësi gjen në gërmadha trupin e së bijës!

Ka qenë një moment tejet prekës për kolegët e tij, zyrtarët lokalë dhe të gjithë komunitetin: mes rrënojave të ndërtesës 12 katëshe që u shemb pjesërisht në Miami të Shteteve të Bashkuara, një zjarrfikës i zonës gjeti trupin e pajetë të vajzës së tij 7 vjecare. “Gjetëm dhe dy viktima të tjera në rrënoja. Ishte tragjike, por njëra prej tyre është vajza e njërit prej zjarrfikësve. Të gjitha netët kanë qenë të vështira për familjet dhe ekipet e shpëtimit që prej shembjes, por ajo e mbrëshmja ishte më e rëndë nga të gjitha për punonjësit tanë të ndihmës së pare”, tha kryetarja e kontesë Dade në Miami. Vogëlushja, Stella Catarossi ishte në një apartamenti atje bashkë me nënën e saj, gjyshërit dhe tezen.

Ata që panë momentin e nxjerrjes së trupit të saj të pajetë, thanë se u ishte këputur shpirti kur me lotët që i rridhnin, babai i vogëlushes e mbuloi trupin e saj me xhaketën e tij. Bilanci i vdekjeve nga kjo fatkeqësi ka shkuar në 22, ndërsa të zhdukurit janë me dhjetëra.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF