E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Xhensila foli për projektet e saj, por edhe për familjen. Këngëtarja la të kuptohej se nuk është kundër zgjerimit të radhëve me një fëmijë tjetër. Ajka së shpejti bëhet 3 vjec, dhe padyshim kurioziteti është nëse cifti po mendon tashmë ta bëjë me një vëlla ose motër.
“Që do shtohet, sigurisht, por ende nuk kemi ndonjë plan. Kurdo që të vijë, është i mirëpritur…”,- tha Xhensila. Por me Besin nuk pajtohen në një pikë: ai dëshiron shumë një djalë, ndërsa ajo do një motër për Ajkën. “Besi këtu është tipik shqiptar, ai do djalë, ndërsa unë dua që Ajka të ketë një motër, sepse kam parasysh edhe lidhjen që kam unë me motrën…”, tha Xhensila.