Në kohën kur për ata që e kanë mundësinë, ndërhyrjet plastike po kthehen në dicka të zakonshme, e cuditëshmja ka arritur të jetë gjetja e personave që preferojnë të mbeten natyralë. Armina Mevlanin e pyetën së fundi ndjekësit në rrjetet sociale përse nuk bënte një ndërhyrje në fundshpinë. Sipas tyre, ajo kështu do t`i ngjasonte më shumë Georgina Rodriguez-it.
Por blogerja ndihet shumë mirë me veten ashtu sic është. Ajo rendit katër arsye përse nuk ka ndërmend t`i nënshtrohet një operacioni të tillë: “1- Sepse e dua trupin tim siç jam dhe jo patjetër të pasmet e mëdha janë domosdoshmëri. 2- Sepse nuk dua të bëhem si askush, por pranoj veten siç jam. 3- Sepse ushtrohem dhe jam kënaqur me rezultatet. 4- Sepse kam frikë të bëj ndërhyrje në trup”, ka shkruar Armina.