Me shtrirjen që ka sot informacioni, cfarë nuk gjen në rrjet e kjo vlen edhe për sozitë e yjeve. Falë Tik Tokut, Lisa Traneli nga një e panjohur, u kthye brenda natës në një njeri të famshëm për shkak të ngjashmërisë së pabesueshme me aktoren e shumëadhuruar të Friends, Jennifer Aniston. Aq shumë ngjajnë, sa po të tregonte se kush është, nuk do të ishin të paktë ata që do ta ngatërronin! Lisa e ka postuar vetë videon në Tik Tok. “Jo, s`jam Jennifer Aniston”, thotë ajo ndërsa më tej 35 vjecarja shpjegon se është beqare, ashtu si edhe ylli hollivudian.
