KreuCelebrity

“U shëmtova shumë” Almeda Abazi u beson fjalëve të të vjetërve për nurin e shtatzënisë!

Almeda Abazi dhe bashkëshorti Tolgahan Soysman u bënë prindër për herë të dytë në qershor teksa mirëpritën në jetën e tyre vajzën Alina! Ndryshe nga shtatzënia e parë me djalin Efehan, për mami Almedën pritja e dytë e ëmbël nuk paska qenë e tillë.

Ish misi shqiptar ka treguar nëpërmjet një video se me vajzën nuk ka patur një shtatzëni të lehtë si nga ana fizike, psikologjike ashtu edhe nga pamja e jashtme, që sipas Almedës shtatzënia e dytë nuk i dha nur bukurie, madje ajo është ndjerë e shëmtuar!

Vështirë për ta kuptuar dhe parashikuar Almdën ‘jo të bukur’ apo jo!

“Shtatzania me Efenë ishte e lehtë, por me Alinën jo. Nga pandemia nuk dilja dot nga shtëpia. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën. Mendova se vajzat janë më të vështira. Thonë që kur lind djalë, nënës i bie një nur në fytyrë. Dhe ashtu më ndodhi me Efen. Ndërsa me Alinën kisha rrathë të zinj poshtë syve. Unë i besoj ato që thonë të vjetrit, sepse dalin me të vërtetë. U shëmtova shumë. Me shtatzëninë e dytë hëngra shumë, nuk u kujdesa për kilogramët. Tolga mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës. Më tha ‘jo, më vjen shumë keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë”,- rrëfeu Almeda, duke treguar se çifti nuk mendon ta zgjerojë më familjen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF