KreuCelebrity

Shuhet Raffaella Carra, largohet nga jeta ikona e televizionit Italian!

 

Raffaela Carra, ikona e televizionit Italian, është shuar në moshën 78 vjecare. Për publikun ishte një lajm i papritur, por duket se ylli i spektaklit në vendin fqinj vuante prej kohësh nga një sëmundje, e cila në fund e ka mposhtur këtë figurë të rëndësishme të muzikës, televizionit dhe kinematografisë, duke lënë pas një boshllëk të jashtëzakonshëm.

Lajmin e dha ish partner ii saj, Sergio Iapino. “Raffaela na la”, ka shkruar ai. “Ajo shkoi në një botë më të mirë, atje ku humanizmi i tij, e qeshura e saj e pangatërrueshme dhe talenti i saj i rrallë do të shkëlqejnë përgjithmonë”, ishte mesazhi i tij. E lindur në Bologna, në 18 qershor 1943, pas debutimit në televizion në “Tempo di danza” (1961), në krah të Lelio Luttazzi, dhe në komedinë muzikore “Scaramouche” (1965), në 1970 ajo shpërtheu tek  Canzonissima, ku u bë e njohur dhe për publikune  gjerë. Carra u kthye në të parën shoëgirl të ekranit të vogël bardh e zi në Itali. Karriera e saj nga ai moment pati vetëm ngjitje, duke e shndërruar dhe në prezantuese të  “Domenica in” e duke ia shtuar suksesin me “Carramba! Che sorpresa” (1995-97 e 2002). Programi i saj i fundit, “A raccontare comincia tu” te Raitre, ishte në 2019.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF