Një mutacion i ri i koronavirusit ka tërhequr vëmendjen e Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, shkruan Financial Times, ka shqetësuar së tepërmi zyrtarët në Amerikën Latine dhe i ka lënë pa fjalë shkencëtarët që nuk dijnë ta shpjegojnë forcën e tij.
Quhet Lambda, ose C.37 dhe para tij, varianti indian Delta duket “lule”. Kjo sepse shtami me origjinë nga Peruja është jo vetëm më infektues, por edhe më vdekjeprurës sipas ekspertëve të shëndetësisë. Ai është përhapur tashmë në gati 30 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Pablo Tsukayama, doctor i mikrobiologjisë molekulare në universitetin Cayetano Heredia të Limës, thotë se për herë të parë ky variant u diktua në muajin dhjetor, por tani po përhapet shpejt. Në qershor, Lambda sipas OBSH-së, ishte përgjegjëse për 82% të rasteve të reja në Peru, vendi që ka sot nivelin më të lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi në botë. Dhe ne pyesim ( me të drejtë): kur mbarojnë këto variantet??



















