Ylli i televizionit në Britani, Katie Price është e “fiksuar” pas operacioneve plastike. I ka nisur ato në moshë të hershme dhe vazhdon ende. Ndaj ishte cudi që u ankua se dukej si “përbindësh” ndaj ndërhyrjeve estetike më të fundit, të kryera në Turqi. 43 vjecarja ka bërë një liposuksion të plotë të trupit, ngritje te kapakëve të syrit dhe një prekje tjetër të buzëve. Kur e pa veten fillimisht sesi dukej, nëna e pesë fëmijëve u trondit dhe vetë, duke thirrur: “Cfarë paskam bërë kështu”? Mjekët i thanë se kishte nevojë për një transfusion ndërsa partneri i vet, Carl Woods, nisi të druhej për jetën e saj. “Sinqerisht, më duket sikur kamë shkuar në ferr e jam kthyer.Ishte e tmerrshme. O Zot, dukem si një përbindësh nga një film horror”, tha Price që vërtet në ato momente, nuk dukej dhe aq mirë.
