Miqtë dhe të afërmit e mamit në pritje Orinda Huta organizuan pasditen e djeshme një festë ‘baby shower’ për bebushen që pritet të vijë sëshpejti!
Festa ishte menduar në pjesën e gjelbëruar të Hotel Rogner, me dekorin e personalizuar në të cilën mbizotëronte ngjyra rozë, duke qenë se Orinda dhe Turjani janë në pritje të një vajze.
Por, moti ju rezervoi një surprizë të pakëndshme, pasi sapo baby shower nisi një rrebesh shiu që zgjati disa minuta mbërriti fare i paftuar, duke e kthyer ‘baby shower’ në një dush prej vërteti!
Thonë se shiu është bereqet, dhe urojmë që bebushja Hysko si gëzimi i parë i çiftit të vijë e shëndetshme dhe jetëgjatë!



















