Poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 67-vjecare, pas një beteje njëvjeçare me një sëmundje të rëndë.
Lajmin e trishtë e kanë konfirmuar miq dhe të afërm të tij në rrjetet sociale.
Petrit Ruka është poeti më i shquar i brezit të tij, dhe një skenaristët dhe regjisorët më të mirë të vendit. U bë i njohur me vëllimin poetik “Atdheu fillon tek zemra”, i cili mori çmimin kombëtar në vitin 1983 dhe prej atëherë ai ka botuar mbi 10 vëllime të tjera me poezi dhe disa dhjetëra skenarë filmash, dokumentarë e monografi.



















