Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të hënë në llogarinë e tij në “Twitter” ka publikuar një fotografi përkrah bashkëshortes së tij, Liri Berisha, ku dhe ka zgjedhur ta urojë atë për ditëlindje, por njëkohësisht edhe për përvjetorin e tyre të 50-të të martesës.
Rrallë ndodh që Sali Berisha të postojë fotografi nga jeta e tij private, ku krahas përkushtimit të tij të gjatë në politikë, ai sapo na tregoi edhe një anë tjetër të tijën atë romantike.
“Sot Jubileu i Artë! 50-vjetori i martesës tonë dhe ditëlindja e Lilit! Gëzuar Lili, së bashku me dëshirën e Zotit edhe dekada të tjera!”, ka shkruar ai.
Sot Jubileu i Arte!
50 vjetori i marteses tone dhe ditelindja e Lilit!
Gezuar Lili se bashku me deshiren e Zotit edhe dekada te tjera! sb pic.twitter.com/G4rLNrLHrD
— Sali Berisha (@sali_berisha_) July 5, 2021



















