KreuCelebrity

Menaxheri, deklaratë befasuese: “Britney do të tërhiqet nga muzika”!

Larry Rudolph, menaxheri i Britney Spears prej 25 vitesh, ka vendosur të japë dorëheqjen. Në letrën e dorezuar babait të Britney-t Jamie, si kujdestar ligjor i këngëtares, ai sqaronte se nuk kishte folur me të prej dy vitesh dhe se për cdo rast, ky vendim është i arsyeshëm duke pasur parasysh që edhe Britney vetë do të tërhiqet nga muzika.

Këngëtarja e njohur nuk arriti të shkëputej prej tutelës së të atit, në kujdestarinë e të cilit është prej 13 vitesh ë kur sic thuhet, paraqiti problemet  e para psikologjike. Vendimi i gjykatës me sa duket ishte një goditje e fortë për të. Britney argumentonte se dëshiron të martohet sërish e të ketë fëmijë të tjerë, cka nuk i lejohet nga kujdestarët dhe gjykata, këtë gjë, e la në fuqi. Ndërkohë mësohet se edhe avokati i saj, Samuel D. Ingham III, ka ndërmend të japë dorëheqjen. Ai konfirmoi se Britney ka frikë nga babai dhe se “nuk do të performojë më nëse ai do të drejtojë karrierën e saj”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF