Charlotte Casiraghi është e apasionuar pas hipizmit, ku nëpër gara është parë përherë me veshjet tipike sportive. Ndaj të gjithë u habitën kur në edicionin e 15-të të Longines Global Champions Tour, ajo u shfaq super elegante.
Por edhe kjo elegancë e pati cmimin e vet, sepse princeshës së Monakos, i ngeci taka e sandales në rërë në një moment që zbriti në fushë.
Charlotte ishte e ftuar nderi në këtë event, ku këtë radhë nuk mori pjesë vetë në konkurim. Ajo shoqërohej nga e ëma, Carolina e Monakos, dhe djali i vet i madh, 7 vjecari Raffael. Carolina nga ana e saj tërhoqi dhe ajo vëmendjen me veshjen krejtësisht të bardhë dhe sandalet transparente me rripa.



















