KreuCelebrity

Michael Jackson kishte dhomë sekrete për fëmijë? Ish-truproja e tij zbulon të vërtetën!

Michael Jackson është akuzuar shpeshherë para dhe pas vdekjes për abuzim seksual me fëmijë të mitur dhe disa nga rrëfimet që kanë dalë në dritë kanë tronditur gjithë opinionin publik. Kujtojmë dokumentarin në vitin 2019 “Leaving Neverland”.

 

Më herët është përfolur se artisti ka pasur dhe një dhomë sekrete për fëmijë. Së fundmi ish-truproja e Jackson, Matt Fiddes, ka zbuluar se si qëndron e vërteta.

“Kritikuesit përpiqen të tregojnë se ai ndërtoi një dhomë sekrete për fëmijë, por të gjithë ishin aty kur ai bleu shtëpinë dhe në të vërtetë ajo ishte një dhomë paniku. Ai ishte një multi-miliarder dhe ishte shumë normale të kishte një dhomë paniku…mund të shtyje derën dhe ai kishte gjëra atje për t’a kënaqur për disa ditë derisa problemi të zgjidhej” është shprehur ai.

Fiddes  me tej shtoi se, “Shumë herë njerëzit donin të futeshin brenda dhe alarmet fikeshin dhe stafi i thoshte të futej në dhomën e panikut. Kështu, ajo nuk ishte një dhomë sekrete. Është gjëja më qesharake që njerëzit mund të shpiknin”.

Për të gjithë adhuruesit e mbretit të muzikës pop duket se ka një surprizë. Matt ka treguar se fansat e Michael mund të dëgjojnë së shpejti ndonjë këngë të re, të papublikuar më parë prej tij. “Mendoj se ka më shumë albume që do të publikohen. Mendoj se do të ketë një biopik (film për një personazh të famshëm) pak a shumë si ai i Freddie Mercury”, ka deklaruar ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF