Këngëtarja rumune Francisca humbi 20 kilogramë, edhe pse sic thotë dhe vetë, nuk beson aspak tek dietat. Ajo thote se u konsultua me specialiste dhe gjithcka që bëri ishte që ndryshoi stilin e jetesës, e ka humbur në peshë edhe pa qenë nevoja të hiqetë dorë nga cokollatat apo buka.
“Kam mbajtur dieta gjithë kohën; funksiononin një periudhë, unë dobesohesha dhe pastaj menjëherë pas kthimit në normalitet, magjia e tyre zhdukej. E kam pata të vështirë të mësohem me vaktet e rregullta- tre në ditë, dhe të pranoja se nuk ekziston asnjë pilulë-mrekulli që të dobëson brenda pak kohesh. Kështu që mu desh ta merrja “me ngadalë”, dhe të ndryshoja mënyrën e të jetuarit”, tha ajo. Francisca shtoi se ha gjithcka, por me kufizime. Nuk ekzagjeron me sasinë dhe kujdeset që darkën ta ketë sa më të lehtë.



















