KreuCelebrity

Eni Vasili bëhet nënë për herë të parë, vijnë në jetë dy binjaket!

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi për gazetares e njohur, Eni Vasili. Mësohet se dy vajzat e saj binjake erdhën në jetë, e sipas Prive, që citon burime të sigurta, si Eni ashtu edhe vogëlushet janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Moderatorja më herët ka rrëfyer sesi do të quhen vajzat që do t`i ndryshojnë jetën asaj dhe partnerit, Armandit. Këtë “të fshetë” ajo e nxorri tek “Kurthi i Piter Panit”, ku tha se vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… “Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, u shpreh atëherë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF