Kim Kardashian njoftoi se marka e saj KKW Beauty do të mbyllet, të paktën përkohësisht. Ylli i reality show-t ka në plan ta ndryshojë e t`i japë një fytyrë krejt të re KKW Beauty-t në internet.
Në fakt, lajmi për mbylljen tingëlloi i cuditshëm pasi kjo nismë ka qenë mjaft e suksesshme. Kim shpjegoi se do të provohen formula të reja, më moderne e innovative dhe paketimi gjithashtu do të përmirësohet. Disa ndjekës megjithatë mendojnë se pas vendimit të Kim qëndron dicka tjetër. Sipas tyre, kjo lidhet me divorcin e 40 vjecares nga Kanye West, pasi marka quhet KKW Beauty, për shkak të mbiemrit të tij që ajo e mbante gjatë kohës kur ishin ende të martuar.


