Është e vështirë të mbash një sekret, por ndërsa disa arrijnë vërtet ta kycin gojën, disa të tjerë ai sikur i gërryen nga brenda. Janë tre shenja të horoskopit të cilat thjesht nuk rrijnë dot pa treguar, ndaj kujdes kur i përcillni ndonjë sekret!
Binjakët
Dëshira për ta nxjerrë sekretin është më e fortë se ata. Kanë për planet sundues Mërkurin, që bart mesazhe, dhe këtë e shohin si misionin e vet. Nuk është se e bëjnë me qëllim, por nuk i vënë dot fre gojës.
Shigjetari
Personat e lindur në këtë shenjë shihen si filozofët më të mëdhenj të Zodiakut. Atyre u pëlqejnë historitë interesante dhe duan t`i shpërndajnë me të gjithë.
Virgjëresha
Edhe kjo shenjë drejtohet nga planeti i komunikimit Merkuri. Në përgjithësi, të lindurit e saj ( që konsiderohen dhe mjaft egoistë), përfshihen shumë në jetën e të tjerëve dhe sekretin e dikujt, nuk e shohin aspak si të tillë.
