KreuCelebrity

Scarlett Johansson në pritje të fëmijës së parë me Colin Jost!

Aktorja e njohur, Scarlett Johansson është në pritje të ëmbël. Burime për “Page Six” kanë konfirmuar se aktorja po pret fëmijën e saj të parë më bashkëshortin Colin Jost.

“Scarlett është shtatzënë dhe çifti është shumë i lumtur”, tha një burim, ndërkohë që një tjetër shton se ata janë munduar shumë që këtë lajm ta mbajnë sa më larg vëmendjes së mediave.

Ylli i “Avengers” ngriti dyshimet për një shtatzëni të mundshme, pasi nuk mori pjesë në disa evente të “Black Widow”.

“Ajo, kohët e fundit i ka shmangur intervistat apo eventet për të promovuar “Black Widoë”, që në fakt është tepër befasuese sepse është një debutim i rëndësishëm i Marvel/Disney dhe Scarlett mban rolin e yllit protagonist, por edhe të producentes ekzekutive”, u shpreh burimi.

Johansson do të presë fëmijën e saj të dytë, pas vajzës 6-vjeçare, Rose, me ish-burrin Romain Dauriac.