Vijojnë hetimet për vrasjen e 20-vjecares Carolinë nga burri i saj Babis Anagnostopoulos brenda shtëpisë së tyre, ku janw zbuluar detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë.
Së fundmi gazetari grek Vassilis Lambropoulos është shprehet se ekziston një person i tretë i cili ishte futur në marrëdhënien midis vrasësit Babis Anagnostopoulos dhe Carolines së ndjerë, çka ka çuar në përplasjen mes tyre.
“Duket se 32-vjeçari kishte kontakte me një grua kohët e fundit, e cila është nga mjedisi i tij i gjerë profesional, diçka që tregon se 20-vjeçarja mund ta ketë zbuluar dhe kjo është arsyeja pse ajo donte të linte shtëpinë në Glyka Nera” shkruhet në artikullin e gazetës greke “Ta Nea”
Mediat greke u përpoqën të kontaktojnë gruan në fjalë, por morën përgjigje nga avokati i saj në Athinë se 40-vjeçarja nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e Caroline.



















