Rita Ora dhe Taika Waititi prej muajsh janë përfolur se kanë nisur një romancë, ku janë parë e fotografuar nga paparacët shpeshherë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Në eventin e organizuar për “Prospero Tequila”, këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe Taika Waititi kanë bërë daljen e tyre të parë në publik, ku dhe kanë pozuar në krahë të njëri-tjetrit më të lumtur se kurrë.
Kjo është hera e parë që ata janë fotografuar bashkë në një event publik me dëshirën e tyre, ndaj të gjithë e kanë marrë si një konfirmim të lidhjes dashurisë së tyre.



















