Aktorja e Hollivudit Nicole Kidman ka bërë një urim special për vajzën e saj Sunday Rose teksa festonte ditëlindjen e saj të 13-të të mërkurën.
Aktorja 54-vjeçare, postoi një foto në Instagram të vajzës së saj Sunday duke qëndruar pranë balonave dhe duke mbajtur një tortë ditëlindjeje.
“Gëzuar ditëlindjen Sunday! Ne të duam shumë”, shkroi Nicole.
Nicole dhe burri i saj Keith Urban kanë zgjedhur që dy vajzat e tyre t’i mbajnë larg llogarive të tyre në rrjetet sociale.



















