Jetojnë jashtë, dhe pushimet kanë mundësinë t`i bëjnë ku të duan. Megjithatë, prindërit e Rita Orës kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë të këndshme në Shqipëri, duke treguar kështu se vendi yne mbetet gjithmonë i preferuar me bukuritë natyrore që ofron. E ëma e këngëtares së njohur, Vera, ishte ajo që postoi fotot në Instagram duke treguar se përgjatë këtij turi, bashkë me të shoqin kanë preferuar të shohin e shijojnë pak nga të gjitha mrekullitë që ofron si jugu, ashtu edhe veriu i Shqipërisë. Në harten e tyre të pushimeve kanë qene disa vende, duke nisur nga laguna e Patokut e deri në Vlorë.



















