KreuCelebrity

U fotografua duke fjetur në kuvend; deputetja shqiptare reagon e revoltuar!

Ditën e sotme disa portale kosovare postuan një foto të aktores dhe deputetes Adriana Matoshi e cila dukej e përgjumur gjatë seancës plenare në kuvend. Teksa fotot e Matoshit duke fjetur bënë xhiron e rrjetit, pak çaste më parë ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në instagram, duke e cilësuar shpëndarjen e fotove si shantazh të bërë nga kolegët e saj të opozitës.

“Të nderuar ndjekës të mi! Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që i kanë shkaktuar vendit! Kanë kohë të bëjnë fotografi, kanë kohë të më shtantazhojnë por kurrë kohë nuk patën të punojnë për të rregulluar diçka për vendin tonë! Edhe e kam kuptuar që janë shumë të lidhura me disa por*tale e luftojnë për klikime e pastaj paratë i ndajnë bashkë! Ata kanë qejf pak edhe me qenë pak IN, por kurrëqysh nuk kanë dhezur që sa vjet. Të lutemi për ta. Me lakmitarët”, ka shkruar Adriana Matoshi në postimin e saj

Matoshi e cila ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke u bërë kështu deputete në radhët e ligjvënësve në Kosovë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF